Komuna e Graçanicës vazhdon me ndërtimin e infrastrukturës rrugore, ndërsa rruga kryesore në Llapllasellë është rindërtuar, njoftoi Drejtoria e Urbanizmit.
Në rrugën “Petar Bojoviq” (në drejtim të Preocit) është vendosur asfalti në një gjatësi prej 750 metrash, ku është hequr asfalti i vjetër, është vendosur asfalt i ri dhe janë vendosur shenjat. Gjithashtu, përgjatë rrugës u ndërtua trotuari me një gjatësi prej 80 metrash, me çka është lehtësuar funksionimi i përditshëm në rrugën e lartpërmendur.
Siç raportohet, asfalti i vjetër, i cili ishte në gjendje shumë të keqe, tani është një gjë e së kaluarës, rruga ka një pamje të re dhe përdoruesit e rrugës kanë siguri më të mirë.
Punimet u kryen në bazë të kontratës afatgjatë “Rikonstruktimi dhe asfaltimi i rrugëve lokale”.
Drejtoria e Urbanizmit thekson se udhëheqja e Komunës së Graçanicës po punon me përkushtim për t’i zgjidhur problemet komunale dhe infrastrukturore të qytetarëve, prandaj priten më shumë rrugë të asfaltuara.