Komuna e Graçanicës vazhdon të zbatojë projektet e infrastrukturës prioritare për këtë vit, ndër të cilat është edhe rregullimi i shtratit të lumit dhe ndërtimi i sipërfaqeve të parkut.
Nga Departamenti i Urbanizmit dhe Planifikimit pranë Komunës së Graçanicës raportojnë se zhvillohen punimet në rregullimin e lumit dhe ndërtimin e parkut në afërsi të Shtëpisë së Kulturës dhe Ambulancës në Sushicë.
„Në kuadër të këtij projekti parashihet rehabilitimi dhe rikonstruimi i shtratit të lumit në Sushicë një gjatësi prej 145 m² dhe një gjerësi mesatare të shtratit prej 4m², së pari duke punuar në trarët e themelit, pastaj në shtruarjen e pllakave përgjatë bregut të lumit“, njoftohet nga ky department.
Përveç kësaj, në qendër të fshatit, në një sipërfaqe prej 1000 m² , njëkohësisht do të punohet në rregullimin e sipërfaqeve të gjelbra, në kuadër të cilës parashihet edhe një hapësirë me shtigje për kombësorë, stola për pushim, si dhe një hapësirë me rekuizitë për lojë dhe argëtim të fëmijëve. Në sipërfaqën e parkut do të mbjellën fidanet e drunjve, gjethëmbajtëse dhe gjethërrënëse dhe kjo sipërfaqe do të rrethohet me gardh.
Sipas planit dinamik, punimet pritet të përfundojnë për 28 ditë pune.
Filluan punimet në rregullimin e shtratit të lumit në Sushicë dhe ndërtimin e zones së parkut bë afërsi të qendrës së fshatit.