Puna në zhvillimin komplet të rrjetit të infrastrukturës në territorin e Komunës së Graçanicës është diçka që mund të shihet në çdo fshat të komunës. Përveç rregullimit të rrjetit të kanalizimit dhe ndriçimit rrugor, Departamenti i Urbanizmit dhe Planifikimit në Komunën e Graçanicës realizon një sërë projektesh në lidhje me rikonstruktimin e rrugës.
Sot është kryer pranimi teknik i rikonstruktimitë edhe një rruge në lagjen e romëve në Graçanicë, në një gjatësi prej 350 metrash.
Autoritetet nga Departamenti i Urbanizmit dhe Planifikimit raportojnë se në pjesën e parë e kësaj rruge, e cila gjendet nga ana e majtë e rrugës magjistrale Prishtinë – Gjilan, janë vendosur kubet prej betoni, është ndërtuar shtegu për këmbësorë dhe ndriçimi rrugor. Përgjatë kësaj trase të rrugës është punuar edhe rrjeti i ujësjellësit dhe pjesat e rrjedhjes së kanalizimit atmosferik. Në pjesën e dytë të rrugës, në një gjatësi prej 122 metrash, është kryer edhe shtruarja e rrugës në një gjerësi prej 5,5 metrash.
Kjo rrugë deri më tani nuk ka qenë e ndriçuar dhe ishte pak e pasigurtë për banorët që në orët e vona kalonin përmes saj. Komuna e Graçanicës me rregullimin e edhe një rruge të tillë ka siguruar kushtet më të mira dhe të sigurta për të gjithë pjesëmarrësit e trafikut, veçanërisht për
Rruga në lagjen e romëve në Graçanicë prej ditës së sotme duket ndryshe, ka një pamje të re. Rruga është shtruar me kubet prej betoni, është rregulluar shtegu për këmbësorë dhe ndriçimi rrugor me çka janë përmirësuar kushtet normale për pjesëmarrësit e trafikut, veçanërisht për këmbësorët.