Kryetari i Komunës së Graçanicës, Vladeta Kostiq, tha se sot si shkaku kryesor i ndërprerjeve të shpeshta të ujit është problemi me gypat e ujësjellësit në vendbanimin Padalishte.
“Ne me Ujësjellësit rajonal, duke qenë se kjo është në juridiksionin e tyre, kemi nënshkruar një memorandum dhe jemi duke pritur zbatimin e procedurës së tenderit. Ne jemi të gatshëm për të investuar me 40.000 euro në zëvendësimin urgjent të gypit komplet. Ajo që është më e rëndësishme që ta dinë qytetarët është se ne nuk do ta presim dimrin e ardhshëm me probleme të tilla", tha Kostiq.
Kryetari i Komunës së Graçanicës, Vladeta Kostiq, paralajmëroi se Komuna e Graçanicës me buxhetin për vitin e ardhshëm ka planifikuar ndarjen e mjeteve vetanake për ndërtimin edhe një gypi të ujësjellësit, në mënyrë që ta përfitojë Graçanica një mënyrë alternative të furnizimit me ujë, ndërsa është në proces hartimi i projektit për rikonstruktimin e plotë të rrjetit të ujësjellësit.
“Donatorët do të vendosin nëse rikonstruksioni i rrjetit të ujësjellësit do të jetë i plotë, dmth me rezervoare dhe bazena për ujë apo do të rindërtohet vetëm gypi kryesor i ujit në Graçanicë. Unë duhet të them se furnizimi i qytetarëve të shekullit 21 – të me ujë përmes gypave të azbestit është e papranueshme dhe personalisht përpiqem që projekti i parë madhor infrastrukturor i cili duhet të ndodhë në Komunën e Graçanicës është pikërisht rindërtimi i rrjetit të ujësjellësit edhe në qoftë se ai duhet të punohet në faza gjatë dy apo tre vjet, por ne do t΄i zëvendësojmë gypat të azbestit", tha kryetari i Komunës së Graçanicës.
Ai kërkoi nga banorët durim dhe mirëkuptim kur do të fillojnë punimet në rindërtimin e rrjetit të furnizimit me ujë, pasi që trafiku do të jetë i vështirësuar, por ata duhet të kenë parasysh se kjo bëhet me qëllim të zgjidhjes së problemit në dekadat e ardhshme.
Problemet lidhur me furnizimin me ujë në territorin eKomunës së Graçanicës së shpejti do të zgjidhen, sepse do të fillohet me eliminimin e lëshimeve të krijuara gjatë vitëve të kaluara. Së pari do të fillohet me zëvendësimin e gypit kryesor të ujësjellësit, ku pastaj do të vazhdohet me rindërtimin e rrjetit të ujësjellësit, paralajmëroi kryetari i Komunës së Graçanicës.