Panairi u ndoq nga 20 nxënës dhe profesorë të kësaj shkolle të mesme, të cilët u njohen me risitë dhe avancimin e prodhimit në fushën e elektronikës, energjetikës dhe teknologjisë së informacionit. Udhëheqja e shkollës "Miladin Popoviq" nga Sushica falënderon Komunën e Graçanicës, kryetarin e komunës Vladeta Kostiq, dhe në veçanti Departamentin e Arsimit, të cilët janë përgjigjur pozitivisht kërkesës së shkollës dhe ndihmuan në shkuarjen e nxënësve dhe profesorëve përmes organizimit të transportit të lirë.
Me këtë, numri i nxënësve që e vizituan panairin ishte më i lartë se sa ishte planifikuar, që njëkohësisht është përfitim i madh për avancimin e tyre profesional, përmirësimin dhe mbledhjen e njohurive të reja në këtë fushë, bëhet e ditur nga Shërbimi i informimit të Komunës së Graçanicës.
Profesorët dhe nxënësit e Shkollës elektrikoteknike "Miladin Popoviq" nga Sushica do të marrin pjesë, me mbështetjen e Komunës së Graçanicës, në Panairin Ndërkombëtar të Shkencës dhe Teknologjisë i cili u mbajt në mesin e këtij muaji në Beograd.