Shujica Petkoviq jeton me gruan dhe tre fëmijët e tij në një dhomë në kushtet joadekuate me të ardhura minimale, të cilat nuk janë të mjaftueshme për mbajtjen e familjes. Komuna e Graçanicës dhe Zyra për Çështje të Komuniteteve pranë Zyrës së Kryeministrit, kanë ndarë si një nga prioritetet problemin e kësaj familje dhe sot është vënë gurthemeli për ndërtimin e një shtëpie të re familjare.
„Nuk kam kushte për të ndërtuar një shtëpi për familjen time, kam parashtruar një kërkesë dhe këta njerëz të mirë më kanë dalë në ndihmë. Dua të falëndëroj kryetarin Stojanoviq dhe bashkëpunëtorët e tij “, tha Petkoviq.
Drejtori i Zyrës për Çështje të Komuniteteve, Srgjan Popoviq, theksoi se ky është vetëm një nga projektet në bashkëpunim me Komunën e Graçanicës.
„Bashkëpunimi me Komunën e Graçanicës vazhdon, kjo është vetëm një nga shtëpitë të rradhës të ndërtuara për familjet skamnore në tërë territorin e Kosovës. Momentalisht janë duke u ndërtuar 6 shtëpi. Komuna ka ndarë prioritetet dhe shpresojmë se së shpejti do të takohemi në një tjetër vend ndërtimi“, tha Popoviq.
Kryetari Stojanoviq theksoi se planet e komunës janë ambicioze dhe së shpejti do të filojë zbatimin e disa projekteve të tjera.
„Ne kemi një bashkëpunim të mirë me Zyrën për Komunitete pranë Zyrës së Kryeministrit. Planet tona janë ambicioze dhe së shpejti do të fillojmë me realizimin e dy projekteve të tjerë të planifikuara për vitin aktual në territorin e Komunës së Graçanicës. Në vitin e ardhshëm kemi shumë punë për të bërë së bashku“, tha Stojanoviq.
Mjetet për ndërtimin e shtëpisë për familjen Petkoviq janë ndarë nga Zyra për Çështje të Komuniteteve. Deri në fund të muajit tetor pritet të përfundojnë punimet
Drejtori i Zyrës për Çështje të Komuniteteve pranë Zyrës së Kryeministrit, Srgjan Popoviq dhe kryetari i Komunës së Graçanicës, Bojan Stojanoviq, vunë gurthemelin e shtëpisë së familjes së Shujice Petkoviqit në Gushtericën e Epërme.