Delegacioni i ShGS – së i kryesuar nga sekretarja gjenerale, Nina Brajoviq, ka biseduar me nënkryetarin e Komunës së Graçanicës, Ljubinko Karaxhiq dhe kryesuesen e Kuvendit komunal të Graçanicës, Brankica Kostiq.
Z. Brajoviq i falënderoi në emër të ShGS – së këshilltarët dhe Komunën e Graçanicës për vendim bujar që kësaj shoqate t’iu ndahet toka për të ndërtuar Shtëpinë e gazetarëve.
“Kur në Beograd e kemi ndërtuar Shtëpinë e gazetarëve gjithashtu ishte një moment i një bashkëpunimi të mirë me Komunën e atëhershme, e cila ndau një tokë prej gjashtë hektarësh në të cilën është ndërtuar ndërtesa gjashtëkatëshe, ndërtesa më e madhe esnafe në Mbretërinë e Jugosllvisë. Ne do të përpiqemi që edhe këtu, në bashkëpunim me autoritetet e planifikimit dhe arkitektëve të Graçanicës, ta krijojmë diçka që do të jetë një vend modern dhe autentik, përkatësisht diçka që gazetarët duhet ta kenë dhe ta kultivojnë si shtëpinë e tyre, ku do të mbledhen dhe të mbajnë takime”, tha Brajoviq dhe nga kryesuesja e Kuvendit komunal kërkoi që ta përcjellë mirënjohjen e tyre këshilltarëve në mbledhjen e ardhshme.
Kryesuesja e Kuvendit komunal, Brankica Kostiq, tha se këshilltarët ishin të pajtimit rreth propozimit të kryetarit të komunës, Vladeta Kostiq, dhe kërkesës së ShGS – së që t’iu ndihmohet në ndërtimin e Shtëpisë së gazetarëve.
"Në mënyrë unanime këshilltarët ishin dakord që ne duhet t’ju falënderojmë se Graçanicën tonë e keni zgjedhur si vendin e së vërtetës. Duke jetuar këtu një dekadë e gjysmë në luftën mediale, ne e dimë se si e vërteta e fshehur neve na dëmton dhe së bashku ne duhet të luftojmë kundër kësaj. Gazetarët janë ata që do të përcjellin lajmin për ne dhe luftën tonë për të mbijetuar dhe për të qëndruar këtu. Është koha për të bërë diçka në lidhje me të dhe të mos jemi të palëvizshëm dhe të presin për dikë tjetër për të folur për këtë, " iu tha Kostiq përfaqësuesve të ShGS – së.
Nënkryetari i Komunës së Graçanicës, Ljubinko Karaxhiq, tha se pushteti lokal ka një bashkëpunim të mirë me mediat, dhe se do t’i mbështesë gjithmonë gazetarët në raportimin e ndershëm, të vërtetë dhe objektiv.
Në shenjë mirënjohje dhe bashkëpunimit të mirë, përfaqësuesit e ShGS – së ua dhuruan disa libra përfaqësuesve të qeverisjes lokale, duke përfshirë këtu edhe Kronikën – Shoqata e Gazetarëve të Serbisë 1941-2006.
Përndryshe, përfaqësuesit e ShGS – së, së bashku me kolegët nga Shoqata e Gazetarëve të Kosovës dhe Metohisë (DNKiM), të mërkurën, sot për herë të katërt, do ta vendosin pllakën e dedikuar Gjuro Slavuj dhe Ranko Pereniq nga Radio Prishtina. Pllaka do të ngrihet në atë vend ku gazetarët ishin rrëmbyer në rrugën Hoça e Madhe – Zoçishte, në Komunën e Rahovecit.
Pllaka është shkatërruar në tre vitet e fundit, menjëherë pas vendosjes. Policia e Kosovës dhe organet e tjerë nuk kanë zbuluar se kush dhe pse theu pllakën në të cilën ka shkruar në gjuhën serbe dhe shqiptare “Në këtë vend, më 21 gusht 1998 janë kidnapuar gazetarët. Jemi në kërkim të tyre ".
Përfaqësuesit e Shoqatës së gazetarëve të Serbisë (ShGS) e vizituan Komunën e Graçanicës dhe i falënderuan përfaqësuesit lokalë për ndarjen e tokës për të ndërtuar Shtëpinë e gazetarëve.