Kryetarja e Komunës së Graçanicës, prof.dr. Ljiljana Shubariq dhe zëvendëskryetari Igor Aritonoviq biseduan sot me të dërguarin e ambasadorit japonez në Prishtinë, z. Keisuke Yamanaka, vizita e parë e të cilit në komunën tonë.
Kryetarja Shubariq dhe nënkryetari Aritonoviq e pritën përzemërsisht të dërguarin e ambasadorit japonez dhe e falënderuan për vizitën e tij.
- Keisuke Yamanaka, i dërguari i ambasadorit japonez (selia e të cilit është në Austri) u interesua për situatën aktuale dhe jetën e përditshme në Komunën e Graçanicës, ndërsa kryetarja Shubariq e njohu me mënyrën e funksionimit të qeverisjes lokale, me të arriturat dhe sfidat e deritanishme dhe projektet e planifikuara, të cilat synojnë përmirësimin e jetës së qytetarëve.
Ata gjithashtu diskutuan bashkëpunimin e mundshëm në projekte të ndryshme sociale dhe ekonomike.
- Jamanaka tha se është shumë i kënaqur me vizitën e tij në Graçanicë dhe vlerësoi se ka shumë hapësirë për aktivitete dhe projekte të përbashkëta.