Drejtoria e Rinisë dhe Sportit e Komunës së Graçanicës po e fillon projektin “Sportisti i vogël” i destinuar për fëmijët e moshës shkollore nga klasa e parë deri në të katërt, ose nga 6 deri në 10 vjeç.
Qëllimi i projektit është që më të rinjve t’u prezantohen bazat e aktivitetit fizik, frymës së ekipit dhe zakoneve të një stili jetese të shëndetshëm në një mënyrë argëtuese dhe edukative.
Përmes punëtorive interaktive, trajnimeve demonstruese dhe lojërave sportive, fëmijët do të kenë mundësi të mësojnë rreth disiplinave të ndryshme sportive dhe të zhvillojnë një qëndrim pozitiv ndaj sporteve.
Përmes këtij projekti, fëmijët do të kenë mundësi të mësojnë rreth sporteve të disponueshme në territorin e Komunës së Graçanicës, të provojnë disiplina të shumta sportive dhe të zbulojnë ato që u përshtaten më së miri, me mbështetjen profesionale të trajnerëve nga Drejtoria Komunale e Rinisë dhe Sportit.
Për këtë qëllim, përfaqësuesit e drejtorive komunale do t’i vizitojnë shkollat fillore duke filluar nga 9 maji për t’u prezantuar mësuesve, prindërve dhe fëmijëve projektin “Sportisti i vogël”.