Falë Drejtorisë së Shëndetësisë të Komunës së Graçanicës, Qendra klinike spitalore „Prishtina“ ka përfituar një sterilizator prej 150 litra, një aparat për matjen e tensionit, pompat për infuzion dhe shiringë, centrifugë dhe EKG.
Pajisja e vlefshme i është dorëzuar drejtorit të QKS-së, dr. Zvonko Gjurgjeviq, nga drejtori i Spitalit rajonal, dr. Nebojsha ,Milovanoviq, drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë, Aleksandar Popoviq dhe këshilltari për Shëndetësi, Ivica Miciq.
Dr. Gjorgjeviq me këtë rast falënderoi Drejtorinë e Shëndetësisë të Komunës së Graçanicës për aparatet e dhuruara dhe theksoi se ata do ta përmirësojnë edhe më tej cilësinë e ofrimit të shërbimeve.
„Unë do doja t’i falenderoj njerëzit nga Komuna e Graçanicës, me të cilët që nga fillimi kemi një bashkëpunim të shkëlqyer, për këto pajisje të vlefshme, moderne dhe të nevojshme. Çdo ndihmë që na vjen është e mirëpritur. Mjekësia moderne i kërkon trendet moderne, dhe mjekët për të punuar dhe për të aplikuar me sukses trajtimet, duhet ta kenë diagnostikën cilësore dhe në këtë kuptim këto pajisje të rëndësishme", tha për ueb faqen e Komunës së Graçanicës dr.Gjurdjeviq.
"Komuna e Graçanicës dëshiron të kujdeset për shëndetësinë, trajtimin, kushtet dhe ofrimin e shërbimeve shëndetësore në përputhje me standardet më të larta. Ne kemi investuar në pajisje të reja, sepse duam që çdo gjë që bëhet në këtë institucion të jetë në nivelin më të lartë të mundshëm", tha drejtori i Spitalit rajonal, dr. Nebojsha Milovanoviq.
„Ne vazhdojmë me praktikën e mirë kur është fjala për institucionet tona shëndetësore. Jam i sigurt se ky veprim do të mundësojë ofrimin më të mirë dhe më të plotë të shërbimeve shëndetësore për qytetarët tanë dhe njëkohësisht të lehtësojë punën e mjekëve dhe punonjësve të shëndetësisë ", tha drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë, Aleksandar Popoviq.
Përfaqësuesit e Shëndetësisë së Komunës së Graçanicës nesër do ta vizitojnë Qendrën shëndetësore në Gushtericën e Poshtme dhe ambulancat përreth.
800×600
Qendra klinike spitalore „Prishtina“ në Graçanicë ka përfituar nga Komuna e Graçanicës pajisje dhe aparaturë moderne.
Normal
0
false
false
false
EN-US
X-NONE
X-NONE
MicrosoftInternetExplorer4
/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-priority:99;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:10.0pt;
font-family:”Calibri”,”sans-serif”;}