Qëllimi i takimeve ishte njohja e banorëve të këtyre zonave kadastrale me implementimin e projektit “Rindërtimi” i të dhënave kadastrale, i cili financohet nga Banka Botërore.
Projekti ka të bëjë me përditësimin e të dhënave grafike në sistemin kadastral dhe harmonizimin e tyre me gjendjen në terren.
Përfitimet që do të kenë banorët nga gjashtë zona kadastrale është edhe zgidhja e ndarjes së tyre fizike përmes këtij projekti. Kompania do të jetë në dispozicion në rast të ndarjes së një parcele në më shumë apo më pak pjesë, ku banorët do të jenë në gjendje këtë ta bëjnë pa kosto financiare.
Projekti është planifikuar për gjashtë zona kadastrale dhe ato janë: Dobratin, Suhadoll, Çagllavicë, Llapnasellë, Preoc dhe Uglar. Projekti do të zgjasë gjashtë muaj dhe në secilën prej zonave kadastrale të fshatrave të lartpërmendura do të hapët një zyre për këtë projekt të rindërtimit të kadastrës.
Sot do të mbahen takimet me banorët e Llapnasellës në ora 16:00 dhe me banorët e Çagllavicës në ora 18:30.
800×600
Takimet janë mbajtur nga përfaqësuesit e Agjencisë Kadastrale të Kosovës, përfaqësuesit e Bankës Botërore, drejtori i Urbanizmit, Kadasrit, Planifikimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit, Dejan Jovanoviq dhe përfaqësues i kompanisë që do të zbatojë projektin.
Normal
0
false
false
false
EN-US
X-NONE
X-NONE
MicrosoftInternetExplorer4
/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-priority:99;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:10.0pt;
font-family:”Calibri”,”sans-serif”;}