Grupi punues për planifikimin e buxhetit komunal për vitin 2025 dhe Kornizën buxhetore afatmesme për 2025-2027 sot zhvilloi edhe një takim në serinë e takimeve, ku u diskutua për modalitetet e buxhetimit, si dhe për kontributin e publikut në diskutimet për buxhetin.
Anëtarët e grupit punues të përbërë nga përfaqësuesit e drejtorive të Komunës së Graçanicës si dhe përfaqësuesit e DEMOS-it diskutuan në takimin e sotëm për zgjidhjet më të mira për organizimin e pjesëmarrjes së publikut në diskutimet për buxhetin.
Gjatë muajit gusht, Komuna e Graçanicës do të organizojë dëgjime publike për procesin e hartimit të buxhetit për vitin 2025 dhe Kornizës afatmesme buxhetore 2025-2027.