“Avancojmë Kosovën së Bashku” – Alternativa lokale (AKT – LS) është projekti trevjeçar, i financuar nga USAID – i, i cili ka për qëllim rritjen e bashkëpunimit konstruktiv ndëretnik dhe ndërveprimet, në radhë të parë në mes të komunitetit me shumicë shqiptarë të Kosovës dhe serbëve të Kosovës, që është me rëndësi vitale për sigurinë dhe stabilitetin në Ballkan.
Këto thirrje për dhënien e granteve kërkojnë propozime: RFA-12 ( 6.000$) nga fillestarët (start up) ndërmarrjet mikro dhe të vogla dhe RFA -13 (deri në 25.000 $) nga ndërmarrjet ekzistuese mikro, të vogla dhe të mesme në 16 komuna (Graçanicë , Novobërdë, Obiliq, Gjilan, Partesh, Kllokot, Ranillug, Shtërpcë, Vushtrri, Pejë, Istog, Klinë, Mitrovicë, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq), të cilat mbulohen me Programin e AKT – LS për aktivitetet që nuk janë të kufizuara vetëm në:
1. Krijimin e vendeve të reja të punës me një fokus afirmativ për punësimin e grave dhe të rinjve nga komunitetet pakicë;
2. Aktivitetet që mbështesin trajnimin e formimit profesional për gratë dhe të rinjtë nga komunitetet pakicë;
3. Krijimin e mundësive ekonomike për të rinjtë dhe gratë nga komunitetet pakicë;
4. Zgjerimin e zhvillimit të biznesit dhe qasjes në mundësitë e financimit për bizneseve, ndërmarrësisë rinore dhe ndërmarrjeve në pronësi të femrave.
Afati i fundit për aplikimin është më 10 mars 2016, deri në orën 16:00, në zyrën kryesore të programit “Avancojmë Kosovën së Bashku”, rr. “Sadie Kryeziu” nr. 16, Pejton në Prishtinë apo në zyrën e AKTIV-it, rr. “Mbreti Petar” I 183a, Mitrovica Veriore. Aplikacionet gjithashtu duhet të dërgohen edhe përmes e-mailit në adresën e mëposhtme: grants@kcdf.org.
800×600
Të enjten, më 18 shkurt, në sallën e Kuvendit të Komunës së Graçanicës, në ora 10:00, Fondi për Zhvillim e Komuniteteve (CDF) dhe partnerët do të mbajnë një takim informativ lidhur me mënyrën e aplikimit për dhënien e granteve.
Normal
0
false
false
false
EN-US
X-NONE
X-NONE
MicrosoftInternetExplorer4
/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-priority:99;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:10.0pt;
font-family:”Calibri”,”sans-serif”;}