Para këshilltarëve do të paraqiten tetë pika të rendit të ditës, ku më e rëndësishmja nga të gjitha do të jetë ajo lidhur me ndryshimet e Statutit të Komunës së Graçanicës. Subjekt i diskutimit do të jenë edhe disa raporte gjashtëmujore të punës.
Pika e parë është miratimi i procesverbalit të mbledhjes së katërt të rregullt të mbajtur më 29.06.2015.
Me propozim të kryetarit të Komunës së Graçanicës, Vladeta Kostiq, këshilltarët do të diskutojnë për propozim-vendimin për ndryshimet dhe plotësimet e Statutit lidhur me ndarjen e disa departamenteve.
Me propozim të këshilltarëve, pika e tretë gjithashtu lidhet për ndryshimin e Statutit dhe i referohet ndryshimit të Ditës së Komunës së Graçanicës dhe miratimit të Rregullores për shënimin e saj.
Këshilltarët do ta shqyrtojnë propozimin e kryetarit të Komunës së Graçanicës, Vladeta Kostiq, lidhur me vendimin e KK të Graçanicës për dhënien e pronës komunale në përdorim për nevojat e ndërtimit të Shtëpisë së gazetarëve.
Në rendin e ditës do të shqyrtohen edhe disa raporte gjashtëmujore të punës: raporti financiar për vitin 2015, me propozim të drejtorit të Departamentit të buxhetit dhe financave, Slavisha Niçiq, raporti i punës së Departamentit të arsimit, kulturës, rinisë dhe sportit, me propozim të drejtoreshës Gordana Toskiq, raporti i punës së Departamentit të zhvillimit ekonomik dhe integrime evropiane, me propozim të drejtorit Aleksandar Tomiq.
Pika e fundit është “të ndryshme” dhe pritet që drejtorët do t’ju përgjigjen pyetjeve të këshilltarëve.
Kryesuesja e Kuvendit komunal të Graçanicës, Brankica Kostiq, e caktoi të enjten, më 6 gusht në ora 11:00, mbledhjen e dytë të jashtëzakonshme të KK të Graçanicës.