Siç raportohet nga Sektori për çështjet e Kuvendit, në rendin e ditës do të përfshihet miratimi i procesverbalit të seancës së tretë të rregullt të mbajtur më 07. 05.2015, pastaj shqyrtimi dhe miratimi i rishikimit të buxhetit për vitin 2015.
Para këshilltarëve të Kuvendit komunal të Graçanicës do të gjendet edhe project-propozimi për mbështetje në organizimin e koncertit të këngëtarit Vlade Georgijev, si dhe shënimi i Vidovdanit, me propozim të kryetarit të Komunës së Graçanicës, Vladeta Kostiq.
Këshilltarët do të diskutojnë mbi vendimin për ndryshimin dhe plotësimi e vendimit për themelimin e Këshillit komunal për siguri në bashkësi, shqyrtimin dhe miratimin e Raportit të punës së Departamentit të administratës së përgjithshme dhe çështjeve kadrovike për vitin 2014, shqyrtimin dhe miratimin e Raportit të punës së Kooperativës Bujqësore Graçanica, si dhe për shqyrtimin dhe miratimin e Raportit të punës së Departamentit të shërbimeve publike, bujqësisë, pylltarisë dhe situatave emergjente për vitin 2014.
Të enjten më 04 qershor 2015, në ora 12:00, në sallën e Kuvendit komunal të Graçanicës do të mbahet mbledhja e parë e jashtëzakonshme e Kuvendit komunal të Graçanicës.