Për shkak të temperaturave tropikale të paralajmëruara edhe gjatë ditëve në vazhdim, Komuna e Graçanicës këshillon banorët që veçanërisht është e rrezikshme që në këto temperatura të larta të ndizet zjarri, ku kjo në veçanti vlen për djegien e hamulloreve pas korrjes.
Komuna i rikujton banorët që do të shqiptohen dënimet e detyrueshme dhe monetare ndaj fermerëve të cilët nuk i përmbahen këtij udhëzimi.
Një kërcënim të madh për sigurinë e njerëzve dhe të pronës e paraqet rreziku nga zjarri, i cili gjithashtu mund të shkaktohet nga ndezja e zjarrit pas qëndrimit në natyrë, i cili mund të shkaktojë pasoja të paparashikuara.
Duke pasur parasysh se është sezoni i pushimeve verore, por në radhë të parë për shkak të temperaturave tropikale, rrugët në Graçanicë janë pothuajse bosh pas orës dhjetë të mëngjesit.
Nga Departamenti i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale pranë Komunës së Graçanicës këshillohet popullata që të mos ekspozohen pa nevojë në vendet e hapura në periudhën prej orës 10:30 deri në orën 17:00, si dhe të marrin sa më shumë lëngjë.
Sidomos në temperatura të tilla të larta është penguar edhe puna e institucioneve nëpër hapësira të cilat nuk janë të kondicionuara, si dhe të kompanive që operojnë në vende të hapura.
Në orën 08:30 minuta, në Graçanicë, është matur temperatura 33 gradë, ndërsa sipas parashikimit të sotëm, temperatura do të arrijë 40 gradë.