Zyra për Bujqësi e Komunës së Graçanicës i njofton të gjithë prodhuesit bujqësorë nga territori i komunës se Thirrja publike e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural është e hapur për dorëzimin e apikacioneve për pagesa direkte në kuadër të Programit të Pagesave Direkte për vitin 2026.
E drejta për të aplikuar i referohet stimujve për:
qumësht sipas kategorive të cilësisë;
viçat për majmëri;
akuakulturë,
pula për majmëri (brojlerët);
sasi të grurit te dorëzuar.
Thirrja është e hapur nga 3 gushti deri më 3 shtator 2026, deri në orën 16:00.
I ftojmë të gjithë prodhuesit bujqësorë të interesuar t’i paraqesin në kohë kërkesat e tyre. Për të gjitha informacionet shtesë dhe ndihmën profesionale gjatë procesit të aplikimit, palët e interesuara mund ta kontaktojnë Zyrën e Bujqësisë së Komunës së Graçanicës.