Drejtoria e Inspekcionit të Komunës së Graçanicës i bënë thirrje qytetarëve që të mos i djegin mbetjet e korrjes në ara, e as mbeturinat tjera në ambient të hapur, duke paralajmëruar për pasoja.
Pasojat e një sjelljeje të tillë të pamatur janë të shumta – zjarre, ndikim negativ në cilësinë e tokës dhe ajrit, rrezikim i shëndetit të njerëzve dhe kafshëve, sipas Drejtorisë së Inspekcionit.
Djegia e mbetjeve të korreve dhe mbeturinave në një mjedis të hapur është e ndaluar me ligj. Në bazë të Ligjit nr. 08/L-071 për ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-060 për Mbeturina, për një shkelje të tillë është paraparë gjoba prej 500 euro.