Sipas të dhënave të fundit të Shtabit të Krizave, gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e komunës së Graçanicës janë regjistruar edhe tre persona të infektuar me koronavirus.
15 persona janë të shtruar në spital, shtohet në njoftim.
“Situata është disi më e favorshme, numri i të infektuarve është më i vogël, por ende ka nevojë për kujdes. Nëse vazhdojmë t’u përmbahemi masave mbrojtëse: distancës fizike dhe mbajtjes së maskës do të kemi një situatë të kënaqshme”, raporton Shtabi i Krizave.
Komuna e Graçanicës aktualisht është në zonën e gjelbër, përkatësisht në zonën me rrezik të ulët të përhapjes së virusit dhe kështu do të mbetet deri të premten, kur pritet një vlerësim i ri i situatës epidemiologjike, ku pastaj do të merret një vendim i ri.