Sipas të dhënave të marra brenda 48 orëve të fundit, tre persona janë regjistruar si të infektuar me koronavirus në territorin e komunës së Graçanicës, njofton Shërbimi Komunal për Informim.
16 pacientë infektivë po trajtohen në spital, ndërsa numri i përgjithshëm i personave pozitivë në territorin e komunës së Graçanicës është 321, bëhet e ditur nga Shtabi i Krizave i Komunës së Graçanicës.
Inspekcioni komunal kontrollon respektimin e masave mbrojtëse kundër virusit Covid-19 dhe kushdo që i shkel ato do të dënohet.