Sipas të dhënave të marra brenda 24 orëve të fundit, tre persona të tjerë të infektuar me koronavirusin janë regjistruar në territorin e komunës së Graçanicës.
Aktualisht 27 pacientë me koronavirus gjenden në trajtim spitalor, ndërsa numri i përgjithshëm i personave pozitivë në koronavirus në territorin e komunës së Graçanicës është 337, njoftoi Shtabi i Krizave i komunës së Graçanicës.