Shtabi i Krizave i Komunës së Graçanicës njofton se gjatë fundjavës janë regjistruar edhe tre raste të reja me Covid-19.
Duke rikujtuar se janë në fuqi masat e reja anti-covid, Shtabi i Krizave bëri thirrje edhe një herë për respektimin dhe përgjegjësinë e secilit individ.
Në vendimin e fundit në pikën që ka të bëjë me sigurinë në punë për të gjithë punonjësit në institucionet publike, si dhe punonjësit në ndërmarrjet publike në juridiksion qeveritar dhe komunal, kërkohet vërtetimi i vaksinimit me dy doza. Nëse keni marrë një dozë të vetme, kërkohet testi PCR negativ, jo më i vjetër se 48 orë, por vetëm me dëshmi se e keni marrë vaksinën në katër javët e fundit, gjithashtu me dëshmi se jeni vaksinuar me një dozë duhet ta bashkëngjitni dëshminë që e keni kaluar Covid-19 (test PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë).
Të njëjtat masa zbatohen si për blerësit ashtu edhe për punonjësit në qendrat tregtare si dhe për punonjësit në të gjitha kompanitë publike dhe private që punojnë me palë.