Në prag të Ditës Botërore të Mbrojtjes së Mjedisit (5 qershor), në Qendrën e biznesit në Graçanicë u mbajt tryza e rrumbullakët për sfidat kyçe në fushën e ruajtjes së mjedisit, ku morën pjesë përfaqësuesit e Komunës së Graçanicës, të NPK “Ekologhia” dhe sektorit civil.
Tryeza u mbajt me iniciativën e përfaqësuesve individualë të organizatave joqeveritare dhe është pjesë e fushatës “Muaji i gjelbër” të mbështetur nga Komuna e Graçanicës.
Në emër të qeverisjes lokale, të pranishmëve iu drejtuan drejtoresha e Drejtorisë të Urbanizmit, Planifikimit Hapësinor dhe Mbrojtjes së Mjedisit, Alleksandra Gjekiq, drejtori i NPK “Ekologjia”, Dejan Dimitrijeviq dhe përfaqësuesi i organizatës “Komunikimi për zhvillimin e shoqërisë”.
U diskutuan sfidat kryesore në fushën e mbrojtjes së mjedisit, menaxhimit të mbeturinave, planifikimit të infrastrukturës së gjelbër dhe rritjes së ndërgjegjësimit të qytetarëve për rëndësinë e ekologjisë. U theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërsektorial dhe përfshirja e vazhdueshme e komuniteteve në nismat mjedisore.