Përfaqësuesi i Organizatës turistike „Graçanica“, Boban Petroviq, i mirëpriti turistët nga Rusia, të cilët gjatë vizitës së komunës sonë së pari e vizituan manastirin e Graçanicës, ku u njoftuan me historinë dhe rëndësinë e kësaj kishe, e cila është nën mbrojtjen e UNESCO-s.
Pas vizitës së kompleksit të manastirit, për mysafirët nga Rusia është përgatitur një darkë në restorantin „Etno – shtëpia“, ku u organizua një program kulturor dhe artistik në të cilin mori pjesë ansambli artistik „Venac“ nga Graçanica.
Petroviq tha se ndihet shumë krenar që grupi i turistëve nga Rusia e vizituan sot Graçanicën dhe që në këtë mënyrë u zgjerua bashkëpunimi me Organizatën turistike „Panacomp“ nga Novi Sadi, e cila organizoi këtë vizitë.
Pas Graçanicës turistët nga Rusia udhëtuan për në Shkup. Në kuadër të turneut ballkanik, përveç vizitës së Serbisë, është planifikuar edhe vizita e Shqipërisë, Malit të Zi dhe Republikës Srpska.
Turistët rusë, 12 prej tyre, në kuadër të turneut të Ballkanit, sot vizituan komunën e Graçanicës. Ata prej Prizrenit arriten në Graçanicë ku kaluan fundjavën e kaluar.