Nën organizimin e Federatës së Tenisit në Kosovë dhe Komunës së Graçanicës, në kompleksin sportiv në Graçanicë u mbajt turneu i tenisit.
Në turneun e tretë e tenisit në këtë vit, në fushat e tenisit në Graçanicë morën pjesë 16 djem dhe vajza nga shkolla e tenisit në Graçanicë, Prishtinë, Prizren dhe Gjakovë.
Turneu u organizua për juniorët në kategorinë e djemve dhe vajzave deri në moshën 12 vjet. Në kategorinë e vajzave vendin e parë e fitoi Blerta Ukehaxhaj, vendin e dytë e zuri Era Selimi nga Prishtina, ndërsa vendin e tretë e fitoi Millica Kostiq, anëtarja e shkollës së tenisit “Graçanica”.
Në kategorinë e djemve, në turneun e tenisit në Graçanicë, vendin e parë e fitoi Toni Grapci nga Prishtina, vendin e dytë e zuri Muhamed Zuli nga Prizreni, ndërsa vendin e tretë e fitoi Senad Bleron.
Shkolla e tenisit në Graçanicë punon nën patronatin e Komunës së Graçanicës.
Në fushat e tenisit të kompleksit sportiv në Graçanicë u mbajt turneu i tretë në këtë vit për juniorët deri në moshën 12 vjet.