Në kuadër të organizimit të Komunës së Graçanicës dhe Federatës së tenisit , është mbajtur turneu i parë i tenisit në fushën e tenisit , në kuadër të kompleksit sportiv në Graçanicë. Në turne morën pjesë 150 fëmijë deri në moshën 12 vjet nga Prishtina, Graçanica, Peja, Deçani, Gjakova dhe nga Mitrovica.
Turneun e hapi Kryetari i Komunës së Graçanicës, Bojan Stojanoviqi, dhe Kryetari i Federatës së tenisit, Shkelzen Domi.
Në fillim , Kryetari i Graçanicës përshëndeti të gjithë pjesëmarrësit e turneut . Ai theksoi se është shumë i kënaqur me numrin e pjesëmarrësve dhe shtoi se qëllimi i këtyre manifestimeve është inkurajimi i të rinjve që merren me sport.
„Dëshiroj , që përmes sportit, lojës dhe argëtimit, të rriteni dhe të bëheni njerëz të mirë. Komuna e Graçanicës do të vazhdojë të ofrojë mundësi të gjithëve , me theks të veçantë në këtë sport, sepse kjo është e vetmja mënyrë për t’i kaluar të gjitha që kanë ndodhur në të kaluarën. “, tha Stojanoviqi në fjalimin e tij për pjesëmarrësit të turneut.
Kryetari i Federatës së tenisit në Kosovë, Shkelzen Domi, gjithashtu, shprehi kënaqësinë për numrin e pjesëmarrësve në këtë garë. Gjithashtu, theksoi se fitorja nuk është aq e rëndësishme, sesa pjesëmarrja.
Turneu u ndoq nga vajzat dhe djemtë, të ndarë sipas kategorive të moshës.
Për vajzat, në kategorinë deri në moshës 8 vjet, fitoren e mori Viollа Pejа nga Gjakova, ndërsa vendin e dytë e mori Poemа Bаruti, gjitrhashtu, nga Gjakova, vendi i tretë i takoi Mаricës Milovаnoviq nga Graçanica. Në këtë kategori për djem, vendin e parë e mori Dil Mehmeti nga Prishtina, vendin e dytë e fitoi Freski Sullаsi nga Prishtina,ndërsa vendin e tretë e mori Ilijа Iviq nga Graçanica.
Për vajzat, në kategorinë, deri në moshën 10 vjet , vendin e parë e fitoi Mаrigonа Grgjeliu nga Mitrovica, vendin e dytë e mori Milicа Kostiq nga Graçanica dhe vendin e tretë e mori Ariаnitа Sejdiu nga Mitrovica. Për vajzat , në kategorinë deri në moshën 10 vjet, fitoren e mori Donаt Dаci nga Peja, vendin e dytë e mori Goni Grаci nga Prishtina, ndërsa vendin e tretë i takoi Lind Kullаshitë nga Peja.
Për vajzat, në kategorinë e moshës më të vjetër deri në 12 vjet, fitoren e mori Aleksаndrа Dimitrijevi nga Graçanica, vendin e dytë e mori Jerinа Ibrаhimi nga Mitrovica, ndërsa vendin e tretë e mori Kristinа Kostiq dhe Tаmаrа Krstiq nga Graçanica.
Për djemtë, vendi i parë i takoi Benjаmin Gаshit nga Peja, vendi i dytë i takoi Irikzаn Lаtifit nga Prishtina, ndërsa vendi i tretë i takoi Miljаn Niçiqit dhe Aleksa Dimitrijeviqit nga Graçanica.
Zëvendësi i Kryetarit të Federatës së Kosovës Jeton Hаdergjonаj theksoi se ky është turneu i dytë i sezonit dhe do të shtohet numri i tyre në të ardhmën,sepse shoqërimi është më i rëndësishëm. Turneu u ndoq nga teniseri maqedonas, Gorаn Shevqenko, Zëvendëskryeministri, Sllobodan Petroviqi, dhe Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rashiq
800×600
Normal
0
false
false
false
EN-US
X-NONE
X-NONE
MicrosoftInternetExplorer4
/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-priority:99;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:10.0pt;
font-family:”Calibri”,”sans-serif”;
mso-bidi-font-family:”Times New Roman”;}
Të shtunën në Graçanicë u mbajt turneu i parë i tenisit. Në turne morën pjesë rreth 150 fëmijë nga shtatë komuna të Kosovës.