Mbledhja e tretë e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi do të mbahet të enjten më 08.08.2024 duke filluar nga ora 11:00 në sallën e KK të Graçanicës.
Për mbledhjen është propozuar rendi i mëposhtëm i ditës:
- Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e dytë e jashtëzakoshme e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB).
- Miratimi i rendit të ditës së Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi.
- Dhuna në familje në territorin e Komunës së Graçanicës.
- Shkarkimi i koordinatorit të KKSB-SË për shkak të dorëheqjes dhe emërimi i koordinatorit të ri.
- Të ndryshme.