Të hënën më 09.10.2023 do të mbahet mbledhja e nëntë e rregullt e Komitetit për Komunitete.
Mbledhja është caktuar për në orën 11:00, ndërsa për mbledhjen është paraparë ky rend i ditës:
- Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e tetë e rregullt e mbajtur më datën 08.09.2023.
- Informata për gjendjen e sigurisë në territorin e Komunës së Graçanicës.
- Paraqitja e problemeve të komuniteteve nga ana e anëtarëve të Komitetit për Komunitete.
- Të ndryshme.