Të enjten, më 14 mars 2019, prej orës 09:00, në sallën e Kuvendit Komunal të Graçanicës, do të mbahet mbledhja e katërt e jashtëzakonshme e Komitetit për Politikë dhe Financa.
Para anëtarëve të komitetit do të jenë pikat e rendit të ditës si në vijim:
- Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e dytë e rregullt, e mbajtur më 27.02.2019.
- Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës për bartjen e mjeteve të pashpenzuara nga viti 2017 dhe viti 2018 në vitin 2019, me propozim të drejtorit të Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Sllavisha Niçiq.
- Shqyrtimi dhe miratimi i raportit të punës së Inspekcionit të tregur dhe sanitar për vitin 2018, me propozim të drejtorit të Drejtorisë për Inspekcion, Millosh Aritonoviq.
- Shqyrtimi dhe miratimi i raportit për mjetet e shpenzuara në sport, me propozim të drejtorit të Drejtorisë për Rininë dhe Sportin, Novak Zhiviq.
- Shqyrtimi dhe miratimi i raportit të punës së Drejtorisë për Bujqësi dhe Pylltari për vitin 2018, me propozim të drejtorit të Drejtorisë për Bujqësi dhe Pylltari, Dragisha Stojanoviq.
- Të ndryshme.