Mbledhja e tretë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa do të mbahet të enjten, më 11.04.2019, në ora 09:00, në sallën e Kuvedit Komunal të Graçanicës.
Mbledhja e tretë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa do të mbahet të enjten, më 11.04.2019, në ora 09:00, në sallën e Kuvendit Komunal të Graçanicës. Është parashikuar Rendi i ditës: 1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e parë e jashtëzakonshme, e mbajtur më 14.03.2019. 2. Shqyrtimi dhe miratimi i raportit vjetor të punës së Inspekcionit Ndërtimor dhe Bujqësor për vitin 2018 – me popozim të drejtorit të Drejtorisë së Inspekcionit, Millosh Aritonoviq. 3. Shqyrtimi dhe miratimi i raportit të punës së Komitetit për Shërbimet Publike për vitin 2018, me propozim të kryesuesës së Komitetit për Shërbimet Publike, Marija Shubariq. 4. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të sallës në Llapnasellë, me popozim të kryetarit të Komisionit për dhënien e pronës së paluajtshme të komunës, Bojan Stojanoviq. 5. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për fillimin e procedurës për hartimin e hartës zonale të Komunës së Graçanicës, me propozim të drejtorit të Drejtorisë së Urbanizmit, Planifikimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit, Dejan Jovanoviq. 6. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim vendimit për fillimin e procedurës për dhënien e pronës së paluajtshme të komunës në shfrytëzim afatgjatë, me propozim të kryetarit të Komunës së Graçanicës, Srgjan Popoviq. 7. Të ndryshme.