Seanca do të mbahet në sallën e Kuvendit komunal në ndërtesën e komunës së Graçanicës, dhe këshilltarët duhet ta diskutojnë tetë pikat e rendit të ditës .
Pika e parë ka të bëjë me miratimin e procesverbalit të seancës së tretë të rregullt e mbajtur me datën 24/06/2016.
Sipas pikës së dytë me propozim të Drejtorit të Departamentit të Buxhetit dhe Financave Slavisha Niçiç para së këshilltarëve do të jetë raporti financiar gjashtëmujor për vitin 2016.
Pika e tretë ka të bëjë me shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për miratimin e marrëveshjes për bashkpunimin me kompaninë Pastrimi, me propozimin e Vladice Trajkoviqit, drejtori i Departamentit të Shërbimeve Publike dhe Situatave Jashtzakonshme.
Shqyrtimi dhe miratimi i ndryshimeve dhe plotësimeve në vendimin nr: 2136/16; 2135/16; 2134/16; 2133/16, të 12.04.2016. në ndarjen e tokës në shfrytëzim afatgjatë është pika e katërt – me propozimin e Dejan Jovanoviqit, drejtori i Departamentit të Planifikimit, Urbanizmit dhe mbrojtjen e Mjedisit.
Do të diskutohet dhe strategjia e zhvillimit të turizmit si një pikë e pestë me propozimin e Boban Petroviqit, drejtori i Organizatës Turistike të Graçanicës.
Me propozim të Drejtorit të Departamentit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Aleksandar Popoviq, këshilltarët do të shqyrtojënë një raport mbi punën e Departamentit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale për vitin 2016, si dhe propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit nr. Gb 644 të 09/12/2014. çmimorja dhe pjesëmarrja për shërbimet laboratorike – së Qendrës diagnostike.
Pika e fundit është e ndryshme.
Kryesusja e KK së Graçanicës Brankica Kostic e ka caktuar takimin e katërt e rregullt e Kuvendit të Komunës së Graçanicës për të enjtën, me 11 prill në ora 11:00.