Parku u hap nga kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, kryetari i komunës së Graçanicës, Vladeta Kostiq, ministri i Kulturës, Kujtim Shala dhe ambasadori i Francës në Kosovë, Didier Shabert.
Në ceremoni mori pjesë edhe drejtori i Organizatës turistike „Graçanica“ (OTG), Boban Petroviq, i cili për ueb-faqen e Komunës së Graçanicës theksoi se ky park do të kontribuojë në zhvillimin e turizmit të komunës së Graçanicës.
„Deri më tani një numër i pamjaftueshëm i njerëzve e ka vizituar Ulpianën, sepse ajo nuk ishte e qasshme. Tani ekzistojnë shtigjet, gjithçka është shënuar, janë vendosur tabelat informuese në tri gjuhë për secilin objekt, kështu që Ulpiana nga resurset turistike u shndërrua në një prodhim turistik dhe është bërë komerciale për vizitorët, të cilët këtu tani edhe do të ndalen“, tha Petroviq.
Në vendin arkeologjik „Ulpiana“ janë zbuluar objektet e mëposhtme: nekropoli verior, porta veriore me kulla mbrojtëse, bazilika nga shekulli VI, bazilika me një pagëzimore nga shekulli IV dhe banjë romake.
Gërmimet arkeologjike kanë filluar në vitin 1953 dhe deri tani është zbuluar vetëm 3% të sipërfaqes së përgjithshme të lokalitetit. Janë gjetur objektet e shumta të bizhuterisë, monedhave dhe një numër i madh i mozaikëve.
800×600
Parku arkeologjik „Ulpiana“, mbetjet e vendbanimit romak në afërsi të Graçanicës, sot u hap solemnisht.
Normal
0
false
false
false
EN-US
X-NONE
X-NONE
MicrosoftInternetExplorer4
/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-priority:99;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:10.0pt;
font-family:”Calibri”,”sans-serif”;}