Komuna e Graçanicës njofton të rinjtë nga territori i Komunës së Graçanicës se u hap programi i ri i paguar për punë praktike për një periudhë prej tre muajsh.
Duke u bazuar në Memorandumin e nënshkruar midis Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, UNICEF-it në Kosovë dhe Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare për zbatimin e skemës “Kosovo Generation Unlimited”, u hap konkursi i ri për punë praktike.
Programi i punës praktike u hap përsëri këtë vit në përputhje me Memorandumin e bashkëpunimit, sipas të cilit Komuna e Graçanicës është një nga bashkëfinancueset e programit të punës praktike.
Mundësia për punë të paguar praktike (3 muaj nga 300 euro) do t’u jepet 55 të rinjve nga territori i Komunës së Graçanicës, ndërsa konkursi do të zgjasë deri në plotësimin e numrit të paraparë për punë praktike.
Të gjithë kandidatët e moshës 16 deri në 24 vjeç që nuk kanë qenë të përfshirë në të njëjtin program në thirrjet e mëparshme kanë të drejtë të aplikojnë.
Mund të mësoni më shumë rreth programit të punës praktike nëpërmjet linkut: