Në kompleksin e ndërtesave të reja në Suhadoll, sot solemnisht u nënshkrua kontrata për hapjen e Qendrës së re arsimore për fëmijë dhe të rinj.
Kontrata për hapjen e Qendrës arsimore u nënshkrua sot nga përfaqësuesit e Këshillit Danez për Refugjatët dhe përfaqësuesit e organizatës joqeveritare “Hapi drejt një të ardhmeje më të mire”. Në nënshkrimin e kontratës ka marrë pjesë edhe këshilltari i kryetares së Komunës së Graçanicës, Gazmen Sallijeviq.
Ai i përshëndeti të pranishmit në emër të kryetares së Komunës së Graçanicës, prof. dr. Ljiljana Shubariq, dhe i falënderoi nënshkruesit e kësaj kontrate për idenë e integrimit social, realizimi i së cilës do të jetë me rëndësi të madhe.
“Programe të tilla të mbështetjes dhe promovimit të arsimit formal dhe joformal janë thelbësore jo vetëm në fushën e arsimit, por edhe në integrimin e grupeve të ndjeshme shoqërore të popullsisë. Në emër të Komunës së Graçanicës ju falënderoj që e keni njohur këtë nevojë dhe besoj se do të jetë e dobishme”, tha Sallijeviq.
Sipas paralajmërimeve, Qendra arsimore për fëmijë dhe të rinj do të punojë me fëmijët dhe të rinjtë për edukimin joformal dhe mbështetjen në shkollim.