Ceremonia e hapjes u ndoq nga drejtori i Spitalin rajonal, dr. Nebojsha Milovanoviq, drejtori i Departamentit komunal të shëndetësisë, Ivica Miciq, drejtori i QSK – së Prishtina në Graçanicë, Miodrag Popoviq, mjekët kujdestarë dhe punëtorët.
Drejtori i Spitalit rajonal, dr. Nebojsha Milovanoviq, tha se Komuna e Graçanicës, përkatësisht Departamenti i shëndetësisë dhe mirëqenies sociale edhe një herë kanë provuar se ata „kanë vesh për problemet“ dhe lidhur me këtë me një marrëveshje të arritur me mjekët e kanë renovuar qendrën në të cilën pacientët marrin shërbime cilësore.
„Përveç në Llapnasellë e njëjta qendër u hap edhe në Gushtericën e Poshtme në Shtëpinë e atjeshme të shëndetit, kështu që në këtë mënyrë ne i bashkuam pacientët që vijnë nga zonat rurale. Konsideroj se kemi ndihmuar shumë, sepse ata nuk do të kenë nevojë të udhëtojnë deri te mjeku specialist edhe në terapi. Përmes ndihmës logjistike dhe materiale Komuna e Graçanicës bën gjithçka që të përmirësohen kushtet për punën e mjekëve dhe trajtimin e pacientëve dhe shpresoj se me ndërtimin e spitalit në Graçanicë ata do të rrumbullakosohen“, tha Milovanoviq pas vizitës së objektit.
Drejtori i QSK – së Prishtina në Graçanicë, mjekët dhe punonjësit janë mirënjohës Komunës së Graçanicës e cila ka ndarë fonde për rinovimin e Shërbimit të fiziatrisë..
„Shërbimi në Llapnasellë ka filluar me punë dhjetë muaj më parë në kushte të pamundura, por falë Komunës së Graçanicës janë përfituar mjetet përmes të cilave fiziatria në kushte krejtësisht të ndryshme mund t’i ofrojë shërbimet e saj për pacientët, sepse tani ajo ka edhe pajisjet bashkëkohore. Shpresoj se ky shërbim do të bëhet një Qendër për rehabilitim“, tha Popoviq.
„Falë mirëkuptimit të strukturës komunale, pacientëve përveç shërbimeve mjekësore do t’ua ofrojmë një lloj të komoditetit. Ne kemi përfituar sallën për kineziterapinë, disa pajisje dhe kështu morëm atë që është më e nevojshme për mjekësinë fizikale.Ka një numër të madh të pacientëve, deri në pesëdhjetë në ditë, kryesisht nga Kosova Qendrore, por edhe nga pjesë të tjera. Theksoj se në të njëjtën kohë punon edhe qendra në Gushtericën e Poshtme me të njëjtat kushtet si këtu për pacientët të cilët gravitojnë në atë zonë ", tha fizioterapisti Miodrag Spasiq.
Drejtori i Departamentit komunal të shëndetësisë, Ivica Miciq, tha se në punimet ishin të angazhuar punëtorët e këtij sektori dhe se është më shumë se i kënaqur me adaptimin. Ai vuri në dukje se Komuna e Graçanicës ka siguruar për punën e Repartit të terapisë fizikale pajisjet dhe aparatet e nevojshme, kështu që kushtet dhe shërbimet e reja, së bashku me stafin profesional, do të kontribuojnë në përmirësimin e trajtimit e pacientëve.
Punëtorët dhe pacientët me të cilët folëm janë shumë të kënaqur me kushtet e reja për punë dhe trajtim.
Në Llapnasellë u hap Reparti i renovuar i mjekësisë fizikale dhe rehabilitim. Fondet për riparim janë siguruar nga Departamenti i shëndetësisë dhe mirëqenies sociale të Komunës së Graçanicës.