Në lokalet e Komunës së Graçanicës u mbajt Dita e dyerve të hapura, ku banorët e komunës kanë biseduar me përfaqësuesit e KK të Graçanicës lidhur me problemet dhe zgjidhjet e mundshme të tyre.
Banorët e Badovcit kanë shprehur problemin e tyre shumëvjeçar, kur ata u zhvendosën në vitin 1991 prej Badovcit të Vjetër në Badovcin e Ri, ku diku rreth tridhjetë shtëpi familjare nuk janë legalizuar dhe regjistruar në emër të pronarit, toka dhe shtëpitë të tyre janë evidentuar në emër të “Minierës së Kishnicës”.
„Kërkesën për zgjidhjen e këtij problemi e kemi paraqitur në Agjencinë Kosovare të Privatizimit në fund të vitit 2012. Ata na kanë thënë se duhet të presim për një përgjigje 90 ditë. Ne jemi njerëz të kuptueshëm dhe do ta presim deri më 31 mars, por patëm dëshirë tˊju njoftojmë me këtë problem dhe me vështirësitë me të cilat përballemi, në mënyrë që, në qoftë se mund të ndërmerrni diçka lidhur me këtë çështje për t’u përshpejtuar kjo procedurë“, tha Momçillo Nedeljkoviq, kryetari i fshatit Badovc.
Goran Marinkoviq, deputet në Kuvendin e Kosovës, mori pjesë në këtë takim. Ai i premtoi banorëve që do të informohet në Agjencinë Kosovare të Privatizimit se çka ka ndodhur me kërkesat e tyre dhe do tˊi informojë për çdo gjë.
Radomir Krstiq nga Gushterica shprehu problemin e tij lidhur me gjerësinë e rrugës në mes të oborrit të tij dhe të fqinjut. Ai i posedon të gjitha fletët poseduese, por fqinju ka filluar ndërtimin e rrethit prej betoni në atë vend. Drejtori i inspekcionit pranë Komunës së Graçanicës, Agron Batalli, theksoi se inspekcioni do ta kryen hetimin lidhur me këtë çështje pronësore.
Një nga problemet më të mëdha me të cilin përballen banorët e Graçanicës është sigurisht papunësia, ajo ishte edhe tema më e zakonshme në këtë takim dhe debat. Lazar Simijonoviq nga Skulaneva, në dhjetor të vitit 2011 ka diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë dhe ende është i pa punë.
„Unë kam kontaktuar me të gjithë drejtorët e Shtëpisë së shëndetit në rajonin tonë dhe në parim kam marrë përgjigjen e njëjtë kudo se nuk ka vende të lira pune, ata nuk janë në gjendje për ta punësuar një mjek, i cili jeton në Kosovë. Unë dhe familja ime nëntë anëtarëshe jetojmë në një shtëpi prej 60 metra katrorë dhe për këtë arsye kam nevojë shumë për një punë“, tha Lazar.
Lidhur me problemin e tij, kryesuesi i Kuvendit Komunal të Graçanicës, Goran Laziq, tha se do ta informojë kryetarin e Komunës së Graçanicës, në mënyrë që të punojnë së bashku për të gjetur një zgjidhje.
„Njerëzit vijnë tek ne me kërkesa të ndryshme, ne ju përjigjemi aq sa kemi mundësi. Papunësia është pika jonë e dobët për të cilën janë paraqitur më shumë kërkesa. Numri i madh i të rinjve tanë janë pa punë.Të gjitha këto probleme që janë paraqitur nga banorët tanë do të tregohen pas këtij takimi Kryetarit të komunës Stojanoviqi dhe do të shohim se si ne mund t’ju ndihmojmë“, tha Laziq.
Dita e dyrve të hapura të Kuvendit Komunal të Graçanicës mbahet çdo të mërkurë të tretë në muaj.
Dita e dyerve të hapura me temë „Problemet aktuale dhe prioritetet e banorëve“ është mbajtur për herë të njëmbëdhjetë nga përfaqësuesit e KK të Graçanicës, ku përveç problemeve lidhur me pronën dhe regjistrimin e saj në librat kadastral, në këtë takim ishte përmendur edhe tema e pashmangshme, papunësia.