Në sallën e Kuvendit Komunal të Graçanicës u mbajt mbledhja e parë e rregullt e Komitetit për Komunitete.
Pasi që kryesuesi Miljaim Eminoviq i njoftoi anëtarët e komitetit me rendin e ditës, ata e miratuan procesverbalin nga mbledhja e dytë e jashtëzakonshme, e mbajtur më 30 janar të këtij viti.
Pastaj ata njëzëri miratuan raportin vjetor financiar për vitin 2019, i cili u shpjegua nga drejtori i Buxhetit dhe Financave, Sllavisha Niçiq.
U miratua gjithashtu edhe raporti i punës së Zyrës për Komunitete dhe Kthim për vitin e kaluar.
Pastaj u diskutuan çështjet aktuale. Anëtarët e komitetit kërkuan që drejtori i Shërbimeve Publike të komunës së Graçanicës, Vlladica Trajkoviq, të jetë i pranishëm në mbledhjen e rradhës, me qëllim që t’i njohë ata me problemin e qenve endacakë, rrjetin e dobët elektrik, poçat e djegura të ndriçimit publik dhe të ngjashme.
Në veçanti, ata donin të njiheshin më shumë me detyrimet e kompanisë “Pastrimi”, e cila është përgjegjëse për grumbullimin dhe largimin e mbeturinave, me punën e së cilës, siç thanë ata, nuk janë të kënaqur plotësisht qytetarët.
Kryesuesi Eminoviq vlerësoi punën e nënkryetarit të komunës së Graçanicës, Sasha Daniq, me përpjekjet e të cilit u mundësua transmetimi dyorësh në gjuhën rome në Radio Graçanicën. Me përpjekjet e Daniqit problemi i varrezave të romëve në Livagjë do të zgjidhet së shpejti.