Në sallën e Kuvendit Komunal të Graçanicës u mbajt mbledhja e rregullt e Komitetit për Komunitete.
Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e gjashtë e rregullt, e mbajtur më 8 tetor të këtij viti, anëtarët e komitetit diskutuan për situatën aktuale në komunitetet e tyre.
Anëtari i komitetit nga Kishnica falënderoi qeverisjen lokale për realizimin e projekteve infrastrukturore në atë vend.
Në mbledhje është biseduar edhe për punimet aktuale në Graçanicë, si dhe për situatën aktuale epidemiologjike.
Për shkak të ndalimit të tubimeve, është biseduar edhe për shënimin e përkujtimeve të ardhshme dhe festave familjare. Rekomandohet që festimet familjare të festohen vetëm në rrethin familjar, pa mysafirë.
Zëvendës kryetari i komunës së Graçanicës, Sasha Daniq, theksoi se qeverisja lokale e ka rinovuar Klinikën infektive në Llapllasellë, ku pritet që PCR laboratori së shpejti do të fillojë me punë.
Daniqi përgëzoi komunitetin rom për Ditën e gjuhës rome (5 nëntor) dhe vuri në dukje se në bashkëpunim me OSBE-në dhe Këshillin e Evropës u zgjerua emisioni radiofonik në gjuhën rome në Radio Graçanica. Ai tha se gëzohet që komuniteti rom do të vazhdojë të informohet në gjuhën e tyre. Sipas tij, falë marrëveshjes së nënshkruar midis ROMACTED dhe Radio Graçanicës, emisioni është zgjatur për nëntë muaj të tjerë, me mundësinë që qeverisja lokale të sigurojë mjete fiannciare për tre muaj të tjerë.
Daniqi tha se një rrjet i ri i kanalizimit u ndërtua në lagjen rome, ndërsa pjesa e të së vjetrit u riparua, si dhe se mjetet u siguruan për ndërtimin e dy shtëpive për dy familje të kthyera rome.