Në sallën e Kuvendit Komunal të Graçanicës u mbajt mbledhja e tretë e rregullt e Komitetit për Komunitete.
Pasi që kryesuesi Milaim Eminoviq i njoftoi anëtarët e komitetit me rendin e ditës, u miratua procesverbali nga mbledhja e dytë e rregullt.
Drejtori i Buxhetit dhe Financave, Sllavisha Niçiq, prezantoi raportin vjetor financiar për vitin 2020, i cili u miratua së fundmi në mbledhjen e parë të rregullt të Kuvendit Komunal.
U miratua raporti vjetor i punës së Zyrës për Komunitete dhe Kthim për vitin paraprak, i cili u prezantua nga zyrtari Luetrim Ajeti. Sipas tij, katër familje kërkuan kthim vitin e kaluar.
Anëtarët e komitetit më pas diskutuan për problemet e komuniteteve të tyre, ndërsa më shumë është folur për situatën aktuale epidemiologjike dhe të sigurisë.
Nga qytetarët kërkohet që t’i ndiqnin masat e rekomanduara për ta parandaluar përhapjen e koronavirusit, ndërsa nga institucionet që t’i kushtojnë më shumë vëmendje përmirësimit të sigurisë, me rastin e luftës së fundit midis nxënësve të shkollës.
Kryesuesi Milaim Eminoviq e informoi përfaqësuesin nga Kishnica se Komuna e Graçanicës do ta përmbushë kërkesën për rehabilitimin e stacionit të autobusit në atë vend, ndërsa përfaqësuesi i komunitetit ashkali nga Radeva kërkoi asfaltimin e dy rrugëve.