Në sallën e Kuvendit Komunal të Graçanicës u mbajt mbledhja e pestë e rregullt e Komitetit për Komunitete.
Në fillim të mbledhjes, kryesuesi Milaim Eminoviq përgëzoi besimtarët e fesë islame për Ramazanin.
Rendi i ditës me tre pika iu lexua anëtarëve të komitetit, ku pastaj u miratua pika e parë – procesverbali nga mbledhja e katërt e rregullt.
Duke folur për problemet në komunitet, anëtarët e komitetit kërkuan kujdes dhe rehabilitim më të mirë të rrjetit të furnizimit me ujë, pastaj problemet në rrugë, infrastrukturën komunale dhe atmosferike.
Në komitet është diskutuar për situatën e sigurisë, e cila, siç pranuan të gjithë, është shumë e keqe.
Gjithashtu është paraqitur edhe problemi i transportit për fëmijët e komunitetit ashkali, përkatësisht është kërkuar që të sigurohet transporti për fëmijët që e ndjekin shkollën në Lipjan, ndrsa jetojnë në Lepinë dhe Radevë. Ata kanë nevojë për transport në mënyrë që të transportohen në mënyrë të sigurtë në shkollë.
Është kërkuar që kryetari i komunës së Graçanicës, Srgjan Popoviq, komandanti i Stacionit policor dhe drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike të marrin pjesë në mbledhjen e ardhshme të Komitetit për Komunitete.