Në sallën e Kuvendit Komunal të Graçanicës u mbajt mbledhja e tretë e rregullt e Komitetit për Komunitete, ku më së shumti u fol për sigurinë në komunikacion.
Mbledhja filloi me miratimin e procesverbalit nga mbledhja e kaluar që u mbajt në prill të këtij viti.
Diskutimi kryesor ishte për gjendjen e infrastrukturës rrugore lokale, gjegjësisht sinjalistikës së komunikacionit dhe sigurisë rrugore,ku për këtë foli drejtori i Shërbimeve Publike të Komunës së Graçanicës, Vlladica Trajkoviq.
Ai tha se kontratën afatgjatë për mirëmbajtjen e rrugëve e menaxhon Drejtoria e Urbanizmit dhe se në fund të vitit të kaluar ka kërkuar riparimin e gropave, vendosjen e shenjave të komunikacionit, shënjimin e linjave dhe vendkalimeve për këmbësorë.
„Një pjesë është rregulluar, por fatkeqësisht ka ende shumë gropa që duhen rregulluar, po ashtu edhe policë të pashënuar të shtrirë dhe vendkalime për këmbësorë. Kjo duhet të zgjidhet urgjentisht, veçanërisht në Llapllasellë, ku së fundi ka filluar punën Qendra e shkollave të mesme”, tha Trajkoviq.
Ai ka theksuar se rruga kryesore përmes Graçanicës, Prishtinë-Gjilan, nuk është në juridiksion të komunës por të Ministrisë së Infrastrukturës. Mora përgjigje pozitive se ekipi i tyre e ka vizituar rrugën e cila kalon përmes Graçanicës si dhe që do t’i kryejnë riparimet e nevojshme. Shpresoj se vendkalimet për këmbësorë do të shënohen së më shpejti”, tha Trajkoviq.