Mbledhja e pestë e rregullt e Komitetit për Komunitete u mbajt në sallën e Kuvendit Komunal të Graçanicës, në të cilën kryesisht është diskutuar për situatën aktuale të sigurisë në komunën tonë.
Situata e sigurisë në Komunën e Graçanicës është në nivel të kënaqshëm dhe në periudhën e kaluar, veçanërisht rreth Vidovdanit, nuk ka pasur probleme dhe incidente të mëdha, tha Ivan Millosheviq, hetues i Stacionit Policor në Graçanicë.
“Nga fillimi i muajit kemi pesë raste që trajtohen si vepra penale dhe asnjë nga rastet nuk është kundër pronës, përkatësisht nuk është regjistruar asnjë vjedhje, siç ka qenë edhe më parë. Edhe në qershor gjendja ishte e kënaqshme dhe nga 30 raste vetëm tre ishin kundër pronës”, tha Millosheviq.
Ai shtoi se policia, sipas marrëveshjes me kryesinë komunale, ka intensifikuar aktivitetet e saj në formë të kontrollit të trafikut, sidomos pas aksidentit të fundit të trafikut ku humbi jetën një i ri nga Dobrotini.
“Që nga fillimi i muajit kemi shqiptuar 123 gjoba në komunikacion, si për shpejtësi të palejuar, ashtu edhe për vozitje nën ndikimin e alkoolit dhe shkelje të tjera”, tha Millosheviq.
Edhe një herë ai ka apeluar tek qytetarët që siç tha ai të jenë “sytë dhe veshët e policisë” dhe të raportojnë çdo situatë të dyshimtë.