Në sallën e Kuvendit të Komunës së Graçanicës në Graçanicë u mbajt mbledhja e gjashtë e rregullt e Komitetit për Komunitete.
Mbledhja filloi me miratimin e rendit të ditës, të cilin e lexoi kryesuesi Aziz Karadollami dhe menjëherë pas kësaj, anëtarët e Komitetit për Komunitete e miratuan procesverbalin nga mbledhja e fundit e mbajtur në fillim të qershorit.
Informatat për gjendjen e sigurisë në territorin e Komunës së Graçanicës u prezantuan nga zyrtarja policore e stacionit në Graçanicë, Svetllana Kapetanoviq.
“Për momentin gjendja është e mirë, nuk ka vepra të mëdha dhe serioze. Në muajin e kaluar ka pasur disa vjedhje në rrugën kryesore Prishtinë – Ferizaj, 13 aksidente trafiku, ndërsa ajo që është shqetësuese ishin katër raste të dhunës në familje”, tha shkurtimisht Kapetanoviq, pas së cilës ajo iu përgjigj pyetjeve të anëtarëve të Komitetit.
Anëtari i Komitetit, Dejan Jeftiq, kërkoi kontroll më të madh të vendndalesës së autobusëve afër Qendrës së shkollave të mesme në Llapllasellë, të cilën vozitësit e përdorin për ta shkurtuar vozitjen dhe në këtë mënyrë e rrezikojnë sigurinë e nxënësve dhe këmbësorëve në trafik.
Përfaqësuesi i komunitetit rom kërkoi zgjidhjen e problemit lidhur me deponitë ilegale, për shkak të të cilave nuk është e mundshme qasja në varrezat e romëve në Preoc, por edhe për derdhjen e kanalizimit në Lagjen e romëve në Graçanicë.
Në mbeldhje morën pjesë përfaqësuesit e KFOR-it, OSBE-së dhe UNMIK-ut.