Në sallën e Kuvendit të Komunës së Graçanicës u mbajt mbledhja e nëntë e rregullt e Komitetit për Komunitete.
Sikurse edhe në mbledhjet e kaluara, janë ofruar informatat për gjendjen aktuale të sigurisë, për të cilën komandanti i Stacionit policor në Graçanicë, Bratisllav Trajkoviq, ka thënë se është në nivel të kënaqshëm.
“Duke qenë se të gjithë e dimë se ka pasur incidente në periudhën e mëparshme që ndoshta janë pasqyruar këtu vetëm në kontekstin e informacioneve të pavërteta. Situata në veri nuk e ka kërcënuar sigurinë në territorin e Kosovës si dhe në territorin e Komunës së Graçanicës. Statistikat tregojnë një numër paksa të shtuar të rasteve në shtator, kryesisht në rrugën kryesore Prishtinë – Gjilan, në Graçanicë dhe Llapllasellë, por të gjitha këto janë raste, siç themi ne në polici, të rregullta dhe nuk ka pasur raste të rënda”, tha Trajkoviq.
Ai shtoi se numri i personave të ndaluar është rritur, se policia ka lëshuar 404 gjoba trafiku dhe se “në rastet e ndodhura në 21 ditët e fundit viktima kanë qenë shqiptarë, 11 serbë dhe 3 romë”.
Anëtarët e Komitetit për Komunitete theksuan rastet në të cilat policia përdori forcë të tepruar, por komandanti tha se Inspektorati policor dhe prokurori nuk e konstatuan këtë dhe se asnjë zyrtar policor nuk ishte suspenduar.
Në mbledhje është theksuar numri i madh i provokimeve përmes Graçanicës, ndërsa komandanti Trajkoviq është përgjigjur se për këtë nuk ka raportime, prandaj nuk ka pasur edhe reagim nga policia.
Më shumë për gjendjen aktuale të sigurisë do të diskutohet nesër në mbledhjen e Këshillit Komunal për Siguri.
Në vazhdim të mbledhjes, përfaqësuesi i komunitetit rom kërkoi rikonstruktimin e rrjetit të kanalizimit në Lagjen e romëve, ndërsa për pikën “Të ndryshme” nuk është diskutuar.