Mbledhja e katërt e rregullt e Komitetit për Komunitete u mbajt në ndërtesën e Komunës së Graçanicës.
Ajo filloi me miratimin e rendit të ditës dhe procesverbalit nga mbledhja e tretë e rregullt e mbajtur më 7 mars të këtij viti.
Informatat për gjendjen e sigurisë në komunën e Graçanicës i prezantoi komandanti i Stacionit të policisë në Graçanicë, Bratisllav Trajkoviq, i cili tha se gjendja e përgjithshme e sigurisë në muajin e fundit ka qenë në nivel të kënaqshëm.
“Në terren më së shumti raste kemi pranë Qendrës së re tregtare dhe drejtimit të rrugës Prishtinë-Shkup. Ka pasur disa vjedhje nëpër shtëpi, të dyshuarit janë identifikuar, jemi duke punuar në mbledhjen e provave për ndjekjen e tyre”, ka thënë Trajkoviq, pa specifikuar se për cilat vjedhje bëhet fjalë.
Ai tha se është filluar me zbatimin e Ligjit të ri për komunikacionin rrugor, i cili parasheh dënime më të ashpra për vozitësit.
“Një nga risitë është se personat nën moshën 18 vjeçare nuk lejohen të ngasin skuter elektrik dhe në atë rast prindërit do të ndëshkohen”, tha Trajkoviq.
Në mbledhje për punën e Drejtorinë e Zhvillimit Ekonomik foli drejtori Nebojsha Millovanoviq, i cili u tha përfaqësuesve të komuniteteve se drejtoria është e gatshme të ndihmojë dhe të plotësojë nevojat për grantet e shpallura nga donatorët e ndryshëm në bashkëpunim me Komunën.
Në pikën “Të ndryshme” nuk pati pyetje apo diskutime, pas së cilës mbledhja përfundoi. Të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare.