Në sallën e Kuvendit të Komunës së Graçanicës u mbajt mbledhja e pestë e rregullt e Komitetit për Komunitete.
Kryesuesi Aziz Karadollami i njoftoi anëtarët e komitetit me rendin e ditës, ku pastaj u miratua procesverbali i mbledhjes së katërt të rregullt, të mbajtur më datën 08.04.2025.
Anëtarët e Komitetit diskutuan më pas për sfidat me të cilat përballen komunitetet nga të cilat vijnë.
Në mbledhje morën pjesë përfaqësuesit e KFOR-it, OSBE-së dhe UNMIK-ut.