Mbledhja e pestë e rregullt e Komitetit për Komunitete u mbajt në sallën e Kuvendit komunal të Graçanicës.
Kryesuesi Milaim Eminoviq e lexoi rendin e ditës prej tre pikave, ku pastaj u miratua procesverbali i mbledhjes së katërt të rregullt të mbajtur më 5 prill të këtij viti.
Pastaj, anëtarët e komitetit diskutuan për problemet në komunitetet e tyre. Anëtarët e komitetit kërkuan ndihmë nga Komuna me qëllim të rregullimit dhe pastrimit të parqeve në fshatrat në territorin e komunës së Graçanicës, pastaj mirëmbajtjen e varrezave dhe mbledhjen e rregullt të mbeturinave.
Përfaqësues i komunitetit goran, Aziz Karadollami, ishte pjesëmarrës në trajnimin për anëtarët e rinj të Komitetit për Komunitete të mbajtur në Prizren dhe me këtë rast i paraqiti përshtypjet në mbledhjen e sotme, ku tha se në seminarin është folur për barazinë gjinore, si dhe se problemet e komunave të tjera janë të ngjashme me problemet tona.
Në mbledhjen e Komitetit për Komunitete morën pjesë përfaqësuesit e KFOR-it, si dhe të OSBE-së.