Seanca e rregullt e Komitetit për Komunitete u mbajt sot në sallën e Kuvendit Komunal të Graçanicës.
Seanca u kryesua nga kryesuesi i këtij organi, Milaim Eminoviq, i cili i njoftoi anëtarët me rendin e ditës.
Anëtarja e komitetit, Jellena Dimitrijeviq, kishte një vërejtje lidhur me procesverbalin e seancës së mbajtur më 26.07.2018. Ajo theksoi se deklarata e saj, e cila kishte të bëjë me ndarjen e banesave për familjet e rrezikuara sociale, është nxjerrë nga konteksti, sepse ajo nuk e ka kërkuar rishikimin e listave. Prandaj, kërkoi korrigjimin e procesverbalit.
Pastaj, seanca vazhdoi me diskutimin e anëtarëve të Komitetit për Komunitete për raportin e policisë mbi gjendjen e sigurisë me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor. Raporti u shqarua nga komandanti i Stacionit policor në Graçanicë, Bratisllav Trajkoviq, i cili përsëriti se prania e policisë do të intensifikohet para shkollave. Kjo është, siç tha ai, marrëveshja e arritur nga takimi i djeshëm i kryetarit të komunës së Graçanicës, Srgjan Popoviq, me drejtorët e institucioneve arsimore, policinë dhe KFOR-in.
“Ne do të vazhdojmë me praktikën e filluar para përfundimit të vitit shkollor, pra me patrullimet policore të intensifikuara në pikat kryesore pranë shkollave”, tha Trajkoviq, i cili i kërkoi qytetarëve të bashkëpunojnë me policinë dhe ta raportojnë çdo veprimtari të dyshimtë në stacionin policor.
Anëtarët e komitetit pastaj diskutuan edhe për raportin e Komisionit për ndarjen e nëntë banesave në Suhadoll, të shpjeguar nga Goran Milliq. Ai tha se banesat janë ndarë sipas kritereve të paracaktuara dhe se ka pasur gjithsej 48 aplikime dhe se Komisioni ka pranuar vetëm një ankesë ndaj listës përfundimtare të përfituesve.
Në fund të seancës, kryesuesi Eminoviq i informoi anëtarët e Komitetit për Komunitete për takimet e planifikuara publike për buxhetin për vitin 2019, të cilat do të mbahen javën e ardhshme në vendbanimet e komunës së Graçanicës. Ai kërkoi nga ata që tꞌi informojnë komunitetet e tyre për takimet në fjalë si dhe tꞌi ftojnë qytetarët që të marrin pjesë.