Mbledhja e nëntë e Komitetit për Komunitete u mbajt sot në sallën e Kuvendit Komunal të Graçanicës.
Kryesuesi Milaim Eminoviq ua lexoi anëtarëve Rendin e ditës, ku pastaj u miratua procesverbali nga mbledhja e tetë e rregullt.
Pastaj, u shqyrtua raporti tremujor i punës së Zyrës për Komunitete dhe Kthim për muajin korrik, gusht dhe shtatot të vitit 2018.
Anëtarja e komitetit, Jellena Dimitrijeviq, kërkoi të dhëna lidhur me numrin e familjeve të kthyera si dhe numrin e familjeve të cilave iu është ofruar ndihma nga kjo zyre, ku lidhur me këtë përfaqësuesi i Zyrës për Kthim, Leutrim Ajeti, u përgjigj se për marrjen e këtyre të dhënave duhet të paraqitet kërkesa.
Në fund u vendos që për mbledhjen e ardhshme të përgatitet raporti i detajuar për numrin e të kthyerve në territorin e komunës së Graçanicës.