Mbledhja e pestë e jashtëzakonshme e Komitetit për Politikë dhe Financa u mbajt sot në ndërtesën e Komunës së Graçanicës.
Anëtarët e këtij trupi të Kuvendit përcaktuan rendin e ditës për mbledhjen e pestë të jashtëzakonshme të Kuvendit të komunës.
U miratua procesverbali nga mbledhja e katërt e jashtëzakonshme, e mbajtur më datën 16 dhjetor të këtij viti.
Pastaj u miratua propozim-vendimi për zgjedhjen e zëvendës kryesuesit të Kuvendit të komunës për Komunitete, si dhe propozim-vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit nr.723/18 nga 31.01.2018 për formimin e Komitetit për Politikë dhe Financa, me propozim të kryesuesit të KK të Graçanicës, Ljubisha Karaxhiq.
Si temë e mbledhjes së jashtëzakonshme të Kuvendit të komunës ishte edhe gjendja aktuale e sigurisë në komunë.
Me propozim të kryetarit të komunës, Srgjan Popoviq, është pranuar vendimi për ndarjen e subvencioneve.